BIRN Organizon Shkollën Verore për Gazetari Hulumtuese në Durrës

Këtë vit, Shkolla Verore për Gazetari Hulumtuese e BIRN-it, do të mbahet në hotel Adriatik në Durrës, nga data 23 gusht e deri më 29 gusht 2015.

Shkolla verore do të mbledhë bashkë gazetarët dhe trajnerët më të mirë. Trajner kryesor do të jetë Blake Morrison, redaktor i projekteve hulumtueve të Reuters në New York dhe ligjërues në Universitetin Kolumbia (Columbia University) në New York.

Trajnerë të tjerë do të jenë edhe Mar Cabra, udhëheqës i Ekipit për Hulumtime dhe të Dhëna në ICIJ, Miranda Partucic, fituese e shumë çmimeve, në mesin e të cilëve edhe e Çmimin Europian për Gazetari për vitin 2015, si dhe Joachim Dyfvermark, gazetar hulumtues në televizion dhe autor i filmave dokumentarë.

Ju lutem gjejeni agjendën e plotë në: http://www.balkaninsight.com/en/birn-summer-school/birn-summer-school-2015-agenda.

Që nga dita e parë, pjesëmarrësit do të punojnë dhe të bashkëpunojnë me njëri-tjetrin në mënyrë aktive në grupe të vogla si dhe të propozojnë ide për storie hulumtuese. Të gjithë pjesëmarrësit do të kenë mundësi që të hulumtojnë dhe t’i zhvillojnë idetë e tyre në storie të plota.

Bursa të plota për gazetarët nga Ballkani

Të gjithë gazetarët nga Ballkani kanë të drejtë të aplikojnë për bursa që do të mbulojnë akomodimin e plotë, pagesën e pjesëmarrjes si dhe shpenzimet e udhëtimit në vlerë deri në 100 euro. Pjesëmarrës ndërkombëtarë po ashtu mund të aplikojnë në Shkollë Verore por ata duhet të paguajnë shumën e plotë për pjesëmarrje.

Aplikimi për gazetarët ndërkombëtarë

Pagesa prej 790 eurosh për kursin është gjithëpërfshirëse dhe përfshin ligjëratat, akomodimin dhe ushqimin. Në këtë pagesë përfshihet edhe libri i BIRN ‘Digging Deeper: A Guide for Investigative Journalists in the Balkans’. Aplikimet e pranuara para datës 12 korrik do të përfitojnë zbritje duke paguar kështu vetëm 650 euro.

Aplikimet për bursa duhet të pranohen deri me datë 25 korrik 2015. Aplikimet standarde (që nuk kërkojnë bursë) duhet të pranohen deri më datë 12 gusht 2015.

Shijoni bregdetin e Shqipërisë

Pjesëmarrësit do të kalojnë një javë në një nga qytetet më të vjetra të Shqipërisë, në Durrës, i cili është i famshëm për trashëgimin e tij kulturore dhe historike.

Klikoni këtu për të lexuar të gjitha kriteret rreth regjistrimit, për të plotësuar aplikacionin dhe për të kaluar një javë fantastike verore me Shkollën Verore për Gazetari Hulumtuese të BIRN.

Për informacione shtesë, mos hezitoni të kontaktoni.