FOTO ARKIV: Ilustrim

Panairi Dimëror në Veri

Afro 40 biznese vendore nga shtatë komuna në rajonin e veriut, do ta prezantojnë mallin e tyre nga industria ushqimore e deri tek zejet dhe punimet artizanale për tri ditë radhazi në Mitrovicën e Veriut.

Sipas një njoftimi të BE-së, aktivitetet do të zhvillohen në kuadër të Panairit Dimëror të organizuar nga Asociacioni i Agjencive për Zhvillim Rajonal (ARDA), si pjesë e projektit “Mbështetje për Zhvillimin Ekonomik Rajonal” të financuar nga BE-ja dhe të menaxhuar nga Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë.

“Panairi dimëror ua ofron një mundësi ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme dhe bizneseve fillestare që t’i promovojnë produktet e tyre, t’i avancojnë nismat për komunikim dhe marketing dhe t’i lehtësojnë shkëmbimet biznes me biznes”, thuhet në njoftim.

Panairi mbahet në sheshin “Mbreti Pjetër”, Mitrovica e Veriut, duke filluar nga ora 11:00.