Carles Puigdemont, Foto: REL

Ish-Lideri i Katalonisë Lirohet me Kusht

Një gjykatë gjermane hodhi poshtë “rebelimin” si arsye për të ekstraduar ish-liderin e Katalonisë, Carles Puigdemont, dhe urdhëroi lirimin e tij me kusht.

Gjykata në qytetin Shlesvih-Hollshtajn tha se ai ende mund të përballet me akuzat për korrupsion në Spanjë dhe se ka pezulluar ekstradimin e tij, por nuk e ka përjashtuar atë.

Puigdemont është arrestuar në Gjermani muajin e kaluar, pasi Spanja ka lëshuar urdhër arrest europian për të.

Spanja i ka akuzuar separatistët katalan për referendumin për pavarësi, të mbajtur në tetor. (REL)