Fillon faza e katërt e dezinsektimit në Prishtinë, ja oraret sipas lagjeve 

Sot fillon faza e katërt e dezinsektimit në Prishtinë. Dezinsektimi do të bëhet çdo ditë nga ora 20:00 deri në 00:00 në lagjet e caktuara si më poshtë

27.07.2019 : Parku i qytetit, Aktash, Qyteza Pejton, Qendra e qytetit, Lagjja e muhaxherëve, Vellusha ( Blloqet, Shtëpia e pleqëve), Tophane.

28.07.2019 Dardania, Lakrishte, Arbëri, Shkabaj, Ulpianë, Zona industriale, Kazerma Adem Jashari.

29.07.2019Prishtina e re (Vetërnik, Qëndresa, Lagjja Nic), Kodra e trimave dhe Vneshtat.

30.07.2019 Bregu i Diellit, Lagjja e spitalit, Kalabria, Kolovicë dhe Kolovicë e re. 31.07.2019 : Tasligje, Velani,Gërmi, Mat, Sofali, Taukbahqe.

01.08.2019 Hajvali, Barilevë, Prugovc, Bërnicë e epërme dhe Bërnicë e poshtme, Besi, Bardhosh, Tenezhdoll, Vranidoll.

Gjatë kohës së dezinsektimit, qytetarët duhet t’i mbajnë dritaret e mbyllura, që mos të futen insektet brenda dhe kufizojnë daljet nëpër hapësirat ku është duke u kryer dezinsektimi së paku një orë.

Gjithashtu apelohet te shoqatat e bletarëve, për kujdes të shtuar gjatë kësaj periudhe.