Parashikimi i motit - Foto: KALLXO.com

Çfarë Moti do të Mbretërojë Sot në Kosovë

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se edhe sot do të mbajë mot me diell dhe vranësira të shpërndara.

Sipas IHMK, vranësirat gjatë natës kanë mundësi të shoqërohen me reshje shiu dhe bore, kurse në viset malore parashihet të bie borë.

“Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -2 deri në zero gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihet të lëvizin ndërmjet 10-12 gradë Celsius. Do të fryjë erë nga drejtimi i jugperëndimit dhe më pas nga verilindja me shpejtësi 1-7m/s”, bëhet e ditur në njoftimin e institutit./21Media