Agjenti rus Sergei Skripal lirohet nga spitali

Ish agjenti i dyfishtë rus Sergei Skripal është liruar nga spitali.

Ai gjendej në spital që nga 4 marsi, kur së bashku me vajzën e tij Julia u gjetën të pavetëdijshëm në qytetin e Britanisë së Madhe, Salisbury. Ish spiuni 66 vjeçar dhe vajza e tij Julia ishin helmuar me gaz nervor, shkruan rtv21.tv.

Menjëherë pas sulmit, Britania e Madhe akuzoi Rusinë se ka qëndruar prapa helmimit të Skripalit.

Ndërsa Moska hodhi poshtë çdo përfshirje dhe kërkoi prova, duke përfshirë mostrat e substancës toksike të përdorur.

Vajza e Skripalit, Julia u lirua nga spitali më 9 prill