Garuesit e bodybuildingut dhe fitnesit i fitojnë dy medalje te arta dhe dy të argjendta në Kampionatin Ballkanik

Garuesit e bodybuildingut dhe fitnesit i kanë sjellë Kosovës katër medalje, dy të arta dhe dy të argjendta në Kampioantin Ballkanik i cili u mbajt në Severin të Rumanisë.

Medaljet e arta për seniorë i fituan Kushtrim Bajraktaraj, në kategorinë bodybuilding -80 kg dhe Arton Koci në “Classic” -1.80 cm.

Medalja e argjendtë në kategorinë “Physique” -175 cm, shkoi për Pllumb Latifin. Në grupmoshën U-20, të argjendtën e fitoi Fatlind Kërqeli, kategoria “Physique”.