Bodibilderi Granit Kuleta kampion absolut i Kosovës në Bodybuilding

Sot në Gjakovë është mbajtur Kupa e Kosovës e organizuar nga Federata e Bodybulingut dhe Fitnesit të Kosovës.

Në këtë garë morën pjesë 20 garues.

Kuleta ka marrë pjesë në kategorinë e rëndë mbi 90 kilogramë, duke u shpallur kampion i padiskutueshëm.

Po ashtu Kuleta është zgjedhur kampion absolut i të gjitha kategorive duke mos pasur konkurrencë.

Bodibilderi Granit Kuleta ka treguar për KALLXO.com se sa kohë i ka marrë për t’u përgatitur për këtë garë.

“Për këtë garë më ka marrë kohë me u përgatit rreth katër muaj. Ka qenë më vështirë se herave tjera t’u e marrë parasysh stresin dhe panikën e pandemisë dhe mbylljen e palestrave”, ka thënë Granit Kuleta për KALLXO.com.