Ilustrim

Prokuroria sqaron ecurinë e rastit të Drenasit dhe mbylljen e hetimeve për mësuesin

Prokuroria e Prishtinës ka sqaruar ecurinë e hetimeve dhe arsyet pse kishte mbyllur hetimet për arsimtarin e Drenasit i dyshuar si i përfshirë në aferën e Drenasit.

Hetimet, sipas prokurorisë të zhvilluara gjatë 2018-tës  kanë rezultuar me vërtetimin se arsimtari nuk ka gisht në këtë ngjarje ndërsa vajza kishte dhënë deklarata të pasakta. Por hetimet janë rinisur prap pas provave të reja të denoncuara në vitin 2019-të. Hetimet këtë radhë rezultuan me burgosjen e mësimdhënësit i cili është duke u mbajtur në paraburgim.

Në një njoftim të saj Prokuroria e Prishtinës ka sqaruar se atëkohë  ka nisur hetime ndaj vajzës nënë dyshimet se ajo ka dhënë deklarata të rreme gjatë intervistimit në polici e prokurorit

“Prokurori i çështjes, me rastin e intervistimit të dëmtuarës së mitur, A. G., më 11.01.2018, fillimisht e ka njoftuar të njëjtën me të drejtat e saj, konform nenit 62, 63, 217 dhe 218 të KPKP-së, në praninë e përfaqësuesit ligjor (babait), mbrojtësit të viktimave, avokatit sipas detyrës zyrtare, si dhe, avokatit me autorizimin e të dyshuarit” thuhet në komunikatën e prokurorisë

E njëjta sqaron se gjatë intervistimit të së miturës, është vërejtur se e njëjta e ka mohuar në tërësi deklaratën e dhënë në Policinë e Kosovës, më 14.09.2017, me të cilën deklaron se, gjatë gjithë kohës ka pasur keqpërdorim seksual nga i dyshuari, Sh. Xh.

“Përkundër insistimit të vazhdueshëm të prokurorit që e dëmtuara ta thot të vërtetën, dhe nëse e bën të kundërtën, prokurori do të ushtroj kallëzim penal ndaj saj, për deklarim të rrejshëm, ajo me çdo kusht i ka refuzuar të gjitha deklarimet e mëparshme, me arsyetimin se deklarata e parë e dhënë në Policinë e Kosovës, ka qenë në tërësi e trilluar” thuhet në komunikatën e prokurorisë.

E njëjta sqaron se me qëllim të grumbullimit të provave gjatë fazës së zhvillimit të hetimeve, prokurori i rastit, në bazë të kërkesën së tij, ka pranuar nga Departamenti për Mjekësi Ligjore, Ekzaminimin Gjinekologjik-Fizik për të dëmtuarën, të dt. 15.09.2017. Po ashtu, prokurori i çështjes, ka intervistuar edhe të dyshuarin, Sh.XH., më 11.01.2018, i cili në tërësi i ka mohuar pretendimet e deklaruara nga e dëmtuara, në deklaratën e parë të dhënë në Policinë e Kosovës.

Komunikata sqaron se hetimet për arsimtarin janë mbyllur ndërsa ndjekja kishte nisur për vajzën

“Bazuar në rezultatet e të gjitha këtyre veprimeve hetimore, prokurori i rastit merr aktvendim për pushimin e hetimeve, të evidentuar me PP/II nr. 5763/17, të dt. 19.01.2018, me arsyetimin se, për rastin në fjalë, meqenëse ka pasur dy (2) deklarata kontradiktore, dhe ekzaminimin mjeko-ligjor, i cili nuk ka rezultuar me ndonjë rezultat konkret, vjen në përfundim se në veprimet e të dyshuarit, Sh. Xh., nuk qëndrojnë elementet inkriminuese për veprën penale, Keqpërdorim seksual, nga neni 235 të KPRK-së” thueht në njoftimin e prokurorisë.

E njëjta sqaron se prokurori i rastit ka pasur dy (2) deklarata kontradiktore nga e dëmtuara, prokurori i çështjes përpilon shënim zyrtar, më 19.01.2018, me të cilën kërkon që të inicohet procedurë hetimore ndaj të dëmtuarës, në drejtim të veprës penale, Lajmërimi apo kallëzimi i rremë, nga neni 390 par. 2 lidhur me par. 1, të KPRK-së, dhe kërkon që ky shënim zyrtar të konsiderohet kallëzim penal.

Ndryshe hetimet peër arsimtarin u rinisën gjatë këtij muaji pas ridenoncimit të rastit. Arsimtari vazhdon të mbahet në paraburgim që nga java e kaluar.

 

https://kallxo.com/dosja-e-prokurorise-si-nisi-abuzimi-seksual-i-16-vjecares-nga-drenasi/

Teksti është edituar në përmbajtjen e titullit