Ilustrim

Policia kontrollon spitalin privat, tre të arrestuar për trafikim organesh e qelizash

Policia e Kosovës ka arrestuar dy shtetas të huaj dhe një nga Kosova nën dyshimet se kanë bërë transplant të kundërligjshëm dhe trafikim i organeve dhe qelizave njerëzore.

Mbrëmë në orët e mëngjesit policia ka bërë arrestimet në Çagllavicë.

“Njësia policore dhe inspektorati shëndetësor kanë bërë kontrollimin e një spitali privat dhe janë sekuestruar si provë materiale kopjet e dosjeve mjekësore dhe disa dokumentacione të ndryshme”, njofton policia.

Me vendim të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.

Ditëve të fundit aksione të tilla janë bërë në disa spitale private.

https://kallxo.com/prokuroria-kerkon-paraburgim-per-te-arrestuarit-ne-spitalin-privat-ne-prishtine/