Slobodan Petroviq, kryetar i Partisë së Pavarur Liberale (SLS).

Petroviq sqaron si ndodhi sulmi ndaj tij

Deputeti i partisë serbe SLS, Slobodan Petroviq fajësoi këshilltarin e ish-ministrit të Bujqësisë, Nenad Rikalo për sulm ndaj tij.

“Në mëngjes isha mysafir në Radio Televizionin e Kosovës aty kam paraqitur disa të dhëna në lidhje me ministrin e Bujqësisë, Nenad Rikalo. E them pasi që personi që më sulmoi ishte këshilltari i Rikalos dhe pas kësaj shkova të pi kafe me miqtë dhe në atë rast ishte personi i quajtur Milan Kostiq i cili për ne nga komuniteti serb është i njohur për të keq, dhe i njëjti në mënyrë të pandërprerë disa ditë më radhë në çdo mënyrë ka diskredituar partinë që udhëheq unë duke shkruar tekste të ndryshmë rrejshme. Dhe as kjo nuk i mjaftoi por i njëjti në mënyrë fizike ka kërcënuar njerëzit e veçanërisht në zgjedhjet e fundit parlamentare ku me një grup shokësh të tij, çdo ditë ka shëtit në territor të Graqanicës dhe i ka kërcënuar ata që kanë lidhje me Partinë Liberale Serbe të Pavarur dhe kjo nuk është rastësi”, tha Petroviq në një konferencë për media.

Ai tutje sqaroi edhe si ndodhi sulmi dhe detaje të tjera.

“Bashkë me një person tjetër që e njoh ai filloi të gjuaj fjalë jo të mira, më ofendoi e shau, unë u afrova në tavolinën e tyre pyeta për çka është fjala, ai kishte një shishe xhamin e ujit dhe e mori atë shishe në dorë dhe tha tani do të godas të ta thej kokën. Personi tjetër u ngrit që të sqaroj hesapet me mua në mënyrë fizike dhe në atë rrëmujë më ra telefoni aty dhe e mora atë. Mendova se do të më mbroj me telefon sepse ai u nis të më sulmoj me shishe dhe në këtë moment ai më fyeu mua e më kërcënoi dhe e thirra policinë që erdhi shpejtë. Deri sa thirra policinë ai e thirri dikë në telefon dhe më kërcënoi me ta dhe tha se thirri zv.ministrin e policisë, që është nga lista serbe dhe me tha se ‘tani do ta shohësh ti’, e thirri deputeti Slavko Simiq”, tha Petroviq.

 

https://kallxo.com/petroviq-jam-sulmuar-fizikisht-sot-afer-kuvendit/

https://kallxo.com/shoqerohen-ne-polici-te-dyshuarit-per-sulmin-ndaj-sllobodan-petroviq/

.