Aksidenti në Duhël - 16.03.2019

Pacolli: Bilanci i aksidentit të sotëm, tre të rinj në lule të rinisë

Zëvendëskryeministri dhe ministri i jashtëm Behgjet Pacolli e ka cilësuar si ‘ditë të zezë në rrugët e Kosovës’, duke aluduar në aksidentin që mori jetën e tre të rinjve në Duhël të Suharekës.

Pacolli ka shkruar në Facebook se tre të vdekurit në këtë aksident ishin të moshës 23, 21 dhe 20 vjeçare.

“Tre të rinj (23, 21 dhe 20 vjeç) në lulet e rinisë, është bilanci i aksidentit të sotëm në Duhël të Suharekës. Po ashtu një viktimë tjetër në fshatin Vitomiricë të Pejës. Ngushëllimet e mia më të sinqerta! Të lënduarit, ju uroj shërim të shpejtë.”, ka shkruar Pacolli.

Mes tjerash, Pacolli u ka bërë apel qytetarëve që të respektojnë rregulluat e komunikacionit dhe ta mendojnë sigurinë në rend të parë.

https://kallxo.com/tre-te-vdekur-ne-aksidentin-ne-duhel/

.