Nga nesër Kinemaja Solare udhëton nëpër Kosovë

Balkan Green Foundation në bashkëpunim me Dokufest nga nesër do nisin një turn në disa qytete të Kosovës për shfaqjen e filmit  “Rafea: Solar Mama”,  në ambient të hapur që mundësuar vetëm me anë të rrezeve solare.

Përmes një njoftimi për media BGF dhe Dokufest njoftojnë se “Kinemanë Solare” do të ju mundësojë qytetarëve një eksperiencë unike të të shikuarit të filmave në ambient të hapur.

Më 14 qershor 2019, filmi “Rafea: Solar Mama”  shfaqet në Prishtinë, në Sheshi “Zahir Pajaziti”, Kurse në Mitrovicë ky film shfaqet më 20 qershor 2019 tek Ura e Ibrit,  në bashkëpunim me 7 Arte.

Më 21 po të këtij muaji ky film shfaqet në Platon para Teatrit “Istref Begolli” në Pejë në bashkëpunim me Anibar dhe në Prizren shfaqet një ditë më vonë, më 22 qershor 2019, filmi “Rafea: Solar Mama” shfaqet në Prizren në Ortakoll, Parku te Bunkeri.

Shfaqja e këtij filmi në të gjitha qytetet do të bëhet nga ora 21:00.

Synimi ynë këtij turi është që të rritet vetëdijësimi mbi rëndësinë e shfrytëzimit të burimeve të energjisë së ripërtërishme dhe të nxisim përdorimin e teknologjive dhe ideve të reja për prodhimin e energjisë elektrike nga vetë këto burime.