Zyrtare: Conor McGregor pensionohet

Ish- kampioni në UFC, Conor McGregor, sot ka njoftuar se i ka dhënë fund karrierës së tij në sportin e quajtur “Arte Marciale Mikse”.

30 vjeçari i ka befasuar të gjithë me dhënien e këtij lajmi.

Boksieri irlandes ka shkruar se ka vendosur të pensionohet nga sporti i quajtur “Arte Marciale Mikse”.

“Hej njerëz një njoftim i shpejtë, kam vendosur të pensionohem nga sporti si e quajnë sot “Arte Marciale Mikse”, ka njoftuar ai.

Ai i ka dëshiruar ish-kolegëve të tij gara të mira dhe ka njoftuar se tashti do t’i bashkohet kolegëve pensionistë.

“U dëshiroj të gjithë kolegëve të mi të vjetër një garë të mirë. Unë do u bashkohem kolegëve të mi të vjetër në këtë aventurë, tashmë në pensionim”, ka shkruar McGregor.

Kjo është hera e dytë që Mc Gregor ka paralajmëruar se do të pensionohet.

Irlandezi një njoftim të tillë e kishte dhënë në mars të vitit 2016-tes, pas humbjes ndaj Nate Diazit, duke shkruar se do të pensionohet i ri, por ai u rikthye të ndeshet përsëri.

Pensionimi i tij vjen pesë muaj pas humbjes nga Khabib Nurmagomedov në një luftë kontroverse në Las Vegas.

30 vjeçari është ende i suspenduar nga Komisioni i Atletikës në Nevada, pas incidentit në tetorin e kaluar pas ndeshjes me Nurmagomedov.