VIDEO - Unikkatil vjen në Kosovë

Reperi shqiptar, Viktor Palokaj i njohur si Unikatil-i, ka ardhur në Kosovë.

Në një video- incizim e cila është dërguar në KALLXO.com nga një qytetar, Unikatil-i shihet me rroba të zeza dhe me një kapelë në kokë.

Pamjet, tregojnë se Unikatil-i del nga Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës “Adem Jashari”, në orët e vona të mbrëmjes së kaluar.

Reperi herën e fundit që ka mbajtur koncert në Prishtinë para fansave të tij ka qenë 15 korriku i vitit 2013.