Të vërtetat dhe mitet rreth alergjisë në polen

Kur hundët rrjedhin, sytë skuqen, fyti fillon të djegë e njerëzit të teshtijnë kuptohet se ka ardhur sezona kur 10 deri në 30 përqind e njerëzve preken nga këto simptoma irrituese, raporton BBC.

Ekspertët kanë vendosur ta hulumtojnë më tutje se çka e shkakton këtë gjendje. Në fillimin e shekullit të 19-të doktori britanik James Bostock filloi të vuaj nga këto simptoma çdo verë, në atë kohë ai mendoj se  gjeti lehtësim duke shkuar në bregdet por simptomat e tij u përkeqësuan nga vera e nxehtë, këtë gjendje ai e quajti “rrahje verore” .

Një lidhje mes gjendjes së tillë me polenin u bë  në vitin 1859 nga shkencëtari britanik Charles Blackley i cili thuhet se ka teshtitë shumë kur e ka nuhatur një buqetë me lule. Ai jo vetëm që e fajësoi polenin por filloi të hulumtojë më tutje dhe erdhi në përfundim se poleni në barishte dhe pemë ishte më i lehtë në ajër dhe kështu kishte më shumë gjasa për të përkeqësuar simptomat.

1. Zakonisht supozohet se alergjitë e stinës fillojnë prej kur jemi fëmijë dhe bëhen më keq kur të rritemi, por lajmi i mirë është se gjysma e njerëzve gjejnë lehtësim në simptoma sa më shumë që rriten. Një studim suedez gjeti se alergjia kishte më shumë gjasë që të zhdukej kur njerëzit ishin rreth moshës 50 vjeçare. Por për pjesën e mbetur, simptomat vazhdojnë të përsëriten çdo vit kur fillon sezoni i polenit.

2. E vërtetë nëse jeni me fat, mendohet se alergjia në polen është më e vogël pasi që ka rënë shi pasi që shiu e largon polenin. Reshjet e lehta, të moderuara edhe mund të ndihmojnë, por shiu i madh mund të ketë efekt të kundërt. Në Korenë e Jugut u analizuan disa të dhëna dhe ekspertët erdhën në përfundim se pas reshjeve të mëdha numri i pacientëve që kërkonin ndihmë rreth këtyre simptmave ishte më i madh.

3. Alergjia është më e keqe gjatë ditës, sipas këshillave të ekspertëve është më mirë që gjatë ditës të mos ekspozoheni në ambiente me polen pasi që nivelet e saj janë më të larta, ata kanë gjetur se nivelet e polenit gjatë natës ishin më të ulëta.

4.Antihistamina ju bënë të përgjumur ,kjo ka qenë e vërtetë për llojin e antihistaminave të vjetra por në vitet 1980 -90 janë krijuar llojet e barnave të tilla që nuk e kalojnë lehtë barrierën e trurit dhe rrjedhimisht nuk ju lënë të përgjumur.5. Mendohet se mjalta ndikon pozitivisht në zbutjen e simptomave të alergjisë në polen por një studim i bërë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës tregon se mjalta nuk ka paraqitur ndonjë efekt të madh në këto raste. Gjithsesi mendohet se nuk janë bërë studime mjaftueshëm për të zbuluar rolin e mjaltës në alergjinë e polenit.

 

Përgatiti: Paulina Nushi Muhaxhiri