Ish-presidenti amerikan, Barack Obama përqafon bashkëshorten e tij, Michelle - Foto: Rtv21

Sot Është Dita e Përqafimeve

Sot është dita ndërkombëtare e përqafimit dhe lirisht përqafoni të gjithë ata që doni dhe zbukurojani ditën.

Ky kontakt i ngrohtë njerëzor ka një faktor shumë pozitiv psikik dhe fizik.

Edhe pas një dite shumë të vështirë, përqafimi me siguri se do të iu ndihmojë.

Ditën ndërkombëtare të përqafimit e shpalli më 1986 Kevin Zaborney, të cilin sot e quajnë edhe si ambasador i përqafimit.

Është provuar se përqafimet ndikojnë pozitivisht në shëndetin tuaj. Pra, mos hezitoni dhe përqafoni të dashurit tuaj çdo ditë. /21Media