Rreth 31% e sipërfaqes së Zvicrës është pyje

Humbja e madhe e pyjeve në Zvicër në fund të shekullit të 19-të është kthyer mbrapsht falë niveleve të forta të ripyllëzimit gjatë shekullit të 20-të.

Rreth 30% e pyjeve në shtetin zviceran janë pronë private, ndërsa pjesa tjetër është pronë publike, shkruan Këshilli Federal i Zvicrës.

Më 1876, vendi krijoi një ligj për të frenuar shpyllëzimet.

Sot, autoritetet federale dhe kantonale mbikëqyrin mbrojtjen dhe ruajtjen e pyjeve të Zvicrës si dhe rolin e tyre ekonomik si burim i materialit ndërtimor dhe energjisë.

Pyjet ofrojnë mbrojtje thelbësore kundër ortekëve, përmbytjeve dhe rrëshqitjeve të dheut e gurëve.

Ato gjithashtu ndihmojnë në stabilizimin e tokës dhe terrenit kodrinor dhe sigurojnë një habitat të rëndësishëm për shumë lloje të florës dhe faunës.