Prilli muaji i shiut

Parashikimet e Institutit Meteorologjik të Kosovës tregojnë se muaji Prill do ketë reshje të shiut në Kosovë.

“Në bazë të parashikimeve sinoptike, muaji prill pritet të ketë reshje të konsiderueshme, të cilat do ta plotësojnë këtë deficit të reshjeve dhe njëkohësisht do të ndikojnë pozitivisht në gjitha fushat e jetës, me theks të veçantë në bujqësi dhe degët e saj” thuhet në njoftimin e IMN.

Kosova është përballur me mungesë reshjesh në muajt e fundit duke shkaktuar dëme të mëdha në bujqësi dhe zjarre anembanë vendit.

Reshjet e shiut sipas IMN pritet të nisin gjatë javës së parë të Prillit ndërsa do vazhdojnë gjatë tërë muajit

“Reshje shiu nga e mërkura pritet të ketë në shumë vende, për të veçuar ditën e premte ku parashihet të ketë reshje më të theksuara dhe do ta përfshijnë gjithë territorin e vendit” thuhet në njoftim.

I njëjti sqaron se temperaturat do jenë të ngrohta deri në 22 gradë celcius.