Numri i kosovarëve që vozisin ‘Passat’

Veturat ‘Passat’ hyjnë në rendin e veturave më të përdoruara dhe të pëlqyera nga qytetarët e Kosovës.

Sipas të dhënave të Ministrisë së Punëve të Brendshme, të siguruara nga KALLXO.com, në rrugët e Kosovës qarkullojnë 23.404 vetura “Passat”.

Këto vetura, që prodhohen nga “Volkswagen”, vlerësohen si mjete të vogla familjare, të përshtatshme dhe ekonomike.

Vetura e vitit 2018 kushton rreth 25 mijë euro dhe është renditur në revista amerikane në vendin e 13-të si ‘Makina me dimensione mesatare”.

Makina e parë “Volkswagen Passat” është “Passat B1” i vitit 1972 dhe është prodhuar deri në vitin 1984.

Modeli “Passat NMS” kishte fituar në vitin 2012 çmimin si “Vetura me motorin më të mirë të vitit”.

Kjo veturë përveç emërimit “Passat”, është quajtur edhe VW Dasher, Quantum, Santana, Corsar, Magotan, Carat, varësisht nga shtetet ku janë prodhuar.