Nënat jo tolerante rrisin vajza më të suksesshme

Është shumë e vërtetë se nuk ekziston ndonjë udhëzues i veçantë që tregon se si duhet rritur një fëmijë për tu bërë gjithsesi i suksesshëm. Sidoqoftë, Erica G Rascon-Ramirez një profesoreshë në Universitetin e Essex, ka bërë një hulumtim që tregon se nënat më urdhëruese manaxhojnë të rrisin vajza më të suksesshme, shkruan BrightSide. Pra sipas saj vajzat më të suksesshme kanë nëna urdhëruese dhe presion prindëror. Në këtë artikull ju mund të gjeni disa përparësi e të pasurit një nënë që nuk është shumë tolerante, përcjell rtv21.tv. Disa adoleshente zemërohen me nënat e tyre për punë të zakonshme. Si nuk i lënë të dalin natën me shoqëri, i obligojnë t’i pastrojnë enët apo edhe të hedhin plehrat. Ato gjithashtu ndjehen xheloze ndaj vajzave që kanë nëna shumë moderne dhe nuk u rrinë mbi kokë. E vetmja fjali që dëgjojnë ato është “do të më falenderohesh më vonë”. Bëhu gati të befasohesh, sepse nëna jote mund të ketë shumë të drejtë.

 

 

Hulumtimi i profesoreshës Erica përfshiu 15.000 vajza nga mosha 13,14 vjeçare. Për 10 vite me radhë ajo ka studiuar eksperienca të adoleshentëve, i koleksiononte dhe më pas i analizonte. Ajo erdhi me një konkluzion se nënat strikte rrisnin vajza më të suksesshme se sa nënat më tolerante. Ajo gjithashtu zbuloi se të gjithë njerëzit e suksesshëm kanë pasur dhe kanë nëna urdhëruese. Me një fjalë rruga më e shkurtë drejt suksesit bëhet me presionin prindëror. Ky studim nuk fliste për nënat të cilat kontrollojnë çdo hap të vajzave të tyre, i mbyllin ato në dhomë ose përdorin dhunë fizike dhe psiqike për të abuzuar dhe për t’i mbajtur nën kontroll. “Nënat jo tolerante” janë nëna të cilat japin udhëzime në vendim marrjen e vajzave të tyre për të ardhmen që I pret, këshillojnë për martesa dhe shtatzëni të hershme, kujdeset për orarin e ditës së vajzës së saj dhe ka shpresa të mëdha për të. Në përgjithësi ato bëjnë dhe diskutojnë gjëra që këto adoleshente nuk i kanë në qejf të hapen me nënat e tyre.

 

 

Profesoresha shpjegon se këto nëna kanë pritshmëri të larta nga fëmijët e tyre, sidomos në procesin e edukimit. Kërkojnë më shumë punë, nota të larta insistojnë që ato të marrin nota më të larta dhe shpesh e shprehin këtë me fëmijët e tyre. Shumica e adoleshenteve me nëna më strikte marrin një edukim perfekt dhe fitojnë punë të mirë. Edhe pse pas grindjeve me nënat e tyre strikte i rrotullojnë sytë apo mërziten ato e dinë se e mendojnë më të mirën për to dhe në të ardhmen janë më të prirura të kërkojnë këshilla prej tyre.

 

Edhe prindërit nuk e kanë të lehtë të rrisin një fëmijë dhe shpesh herë pyesin se a po e bëjnë gjënë e duhur sepse influenca e prindërve gjithmonë ndikon në marrjen e shumicës së vendimeve tona. Por është ide e keqe nëse këtë influencë dhe lidhje mes tyre e bazojnë në frikë. Është e rëndësishme të gjeni një lidhje mes komunikimit të hapur, vëmendjes prindërore dhe standardeve të larta.