Ilustrim

Obeziteti shkaktar i disa llojeve të kancerit

Obeziteti shkakton në shumë raste katër lloje të kacereve më të zakonshme në Britani të Madhe sesa pirja e duhanit, raporton BBC.

Hulumtuesit e Kancerit në Mbretërinë e Bashkuar thonë se kanceret e zorrëve, veshkave, vezoreve dhe mëlçisë kanë më shumë gjasa të kenë lidhje me mbipeshën se sa duhanpirja.

“Miliona njerëz  janë në rrezik të kancerit për shkak të peshës së tyre dhe  njerëzit e dhjamosur janë më të rrezikuar se duhanpirësit”, raporton BBC.

BBC thotë se hulumtuesit nuk e kanë për qëllim që t’i bëjnë të ndjehen fajtorë njerëzit me mbipeshë e as të krahasojnë nivelin e dëmit të duhanpirjes dhe obezitetit por sipas tyre duhet shikuar rrezikun që të dyja e paraqesin.

Në Mbretërinë e Bashkuar konsiderohet se duhanpirje mbetet shkaku kryesor i kacereve dhe pas saj rradhitet obeziteti.

“Por ndërkohë që normat e pirjes së duhanit po zvogëlohen, obeziteti po rritet, dhe ekspertët e shëndetësisë janë të shqetësuar”, thotë BBC.

Artikulli thotë se të personat që janë mbipeshë jo domosdoshmërisht do të kenë kancer por që rrezikun e kanë më të lartë.

“Ky rrezik është më i madh sa më shumë peshë fiton një person dhe sa gjatë ata janë mbipeshë”, raporton BBC.

Sipas Qendrës për Hulumtim të Kancerit në Mbretërinë e Bashkuar  janë rreth 13 lloje të kacereve që ndërlidhen me mbipeshën, hulumtuesit thonë se lidhja e këtyre kacereve me mbipeshën vlen vetëm për të rriturit por rekomandojnë që edhe fëmijët të kenë peshë trupore normale.

https://www.bbc.com/news/health-48826850