Mësohet shkaku i zjarrit që mbyti 14 persona në nëndetësen ruse

Një zjarr që shpërtheu në bordin e një nëndetëse kërkimore të marinës ruse, ka vrarë 14 anëtarë të ekuipazhit, e që shkak del të jetë mbajtësja e baterive.

Kështu ka deklaruar ministri i Mbrojtjes, Sergei Shoigu, transmeton BBC.

Ministria thotë së anëtarët e ekuipazhit u helmuan nga tymi kur nëndetësja u përfshi nga zjarri, gjatë marrjes së matjeve biometrike në Detin Barents.

Anija është tani në Severomorsk, baza kryesore e Flotës Veriore të Rusisë e cila dyshohet së kishte qenë duke eksploruar shtratin e detit Arktik, thotë e përditshmja ruse Rossiiskaya Gazeta.

Ajo kishte zbritur në thellësi ekstreme në misionet e vështira, raportoi gazeta.

Këto misione nuk janë specifikuar, por Rusia është në një garë ndërkombëtare për të mbrojtur pretendimet territoriale në Arktik , që besohet të jetë e pasur me naftë dhe gaz dhe minerale të tjera.

“Shkaku kryesor është vërtetuar – ishte një zjarr në mbajtësin e baterive dhe më pas u përhap,” i tha Shoigu – presidentit Vladimir Putin në një takim më 4 korrik, sipas faqes së internetit të Kremlinit.

Ministria ka identifikuar 14 viktimat, dhe të gjithë ishin oficerë të lartë. Shtatë ishin kapitenë të rangut të parë, duke përfshirë dy me çmime Hero të Rusisë; tre ishin kapitenë të rangut të dytë; dy ishin kapitenë të rangut të tretë; njëri ishte një kapiten-toger dhe një nënkolonel.

Ministria thotë se disa anëtarë të ekuipazhit kanë mbijetuar dhe janë në spital, por asnjë shifër nuk është dhënë.

Severomorsk ishte gjithashtu shtëpia e nëndetëses bërthamore ruse Kursk, e cila u mbyt në vitin 2000 mbetën të vrarë 118 marinarë.

Putin u kritikua ashpër për mënyrën se si trajtoi katastrofën e Kurskut. Raportimet e mediave në atë kohë treguan se ai argetohej në një festë në një vilë të Detit të Zi, pasi familjet e viktimave kërkonin informacion rreth të afërmve të tyre.