Llojet e kollitjeve që nuk duhet t’i injoroni

Kolla është definuar si një helm shpërthyes që kërkon të largojë substanca të dëmshme nga traktati respirator.

Me kohëzgjatje, kollitja mund të jetë akute, subakute dhe kronike.

Kollitja akute fillon me shpejtësi dhe zgjat më pak se tri javë dhe mund të shoqërohet nga një temperaturë e lartë.

Zakonisht shkaktohet nga infeksioni i sipërm i frymëmarrjes dhe është i përkohshëm.

Shkaku më i zakonshëm është infeksioni viral, që shkakton kollë dhe rrjedhje të hundëve.

Veçanërisht të ekspozuar ndaj saj janë fëmijët, më shpesh në dimër.

Kollitja subakut zgjat tri deri në tetë javë dhe zakonisht shoqërohet nga një infeksion i ndërlikuar i rrugëve të frymëmarrjes, ndërsa kollitja kronike zgjat më shumë se tetë javë.

Ajo krijon më shumë probleme, andaj është e rëndësishme sa më shpejt që të jetë e mundur për të përcaktuar shkakun dhe për ta trajtuar.

Dhjetë për qind e të rriturve vuajnë nga kolla kronike dhe numri i shkaktarëve është i madh.

Njëri prej tyre mund të jetë acid i stomakut, mund të shoqërohet me alergji ose astmë, mund të ndodhë te njerëzit që kanë qenë në kontakt me tuberkulozin dhe duhanpirësit janë gjithashtu të ekspozuar.

Shërimi i kollitjes varet nga ajo që e ka shkaktuar.

Në rastin e të ftohtit ose viruseve të zakonshme, kollitja zakonisht është e thatë dhe irrituese, kështu që përdoret ilaçi i kollitjes.

Megjithatë, kollitja me këlbazë kërkon hidratimin e organizmit dhe përdorimin e shurupit.

Nuk rekomandohet të merret ndonjë ilaç i kollës që mund të blihet pa recetë, veçanërisht nëse nuk tregon efikasitet brenda javës.

Kjo vlen sidomos për fëmijët, tek të cilët është e rëndësishme të zbulohet shkaku i kollitjes.

Mjeku duhet të përcaktojë shkaqet e kollës, duhet t’i kushtojë vëmendje se sa kollë keni, ndryshimet e mundshme në kollë, shkaktarët (ajri i ftohtë, pozicioni i trupit ose periudha e ditës), nëse kollitja është e thatë ose nëse shoqërohet me mukozë dhe shkakton dhembje./21Media