Lampard zëvendësues i Sarrit te Chelsea

Chelsea në sezonin e ri mund të drejtohet nga një trajner i ri.

Aktualisht skuadra nga Londra udhëhiqet nga trajneri italian Maurizio Sarri, i cili e mbylli sezonin në vendin e tretë në Premierligë dhe e dërgoi skuadrën e tij në finale të Europa Leagues.

Sipas ‘Sport Mediaset’, Chelsea në sezonin e ri mund të startoj me trajner të ri.

Maurizio Sarri pritet të përfundoj aventurën e tij me Chelsean, dhe në vend të tij të vij ish-legjenda e këtij klubi Frank Lampard.

Lampard me Chelsean i ka luajtur 648 ndeshje duke i shënuar 221 gola dhe ka fituar tre herë titullin e Premierligës dhe njëherë Ligën e Kampionëve.