Lajmi për lëndimin e Bellerin e godet Arsenalin

Mbrojtësi i djathtë i Arsenalit, Hector Bellerin do të jetë jashtë fushës së futbollit deri në 9 muaj pas lëndimit të rëndë që mori të shtunën në ndeshjen kundër Chelsea në premier League.

Arsenali ka konfirmuar se mbrojtësi 23 vjeçar, i cili njihet për nja shpejtësia e tij në fushë, ka dëmtuar ligamentin anësor të gjurit.

Ai do t’i nënshtrohet një operacioni për ta riparuar dëmtimin në ditët e ardhshme, konfirmoi Arsenal përmes një deklarate.

Procesi i rehabilitimit të tij pritet të zgjasë 6 deri 9 muaj, me çka atij i bëhet e pamundur të kontribuojë në klubin e tij për pjesën e mbetur të sezonit.