Dr. Hajdin Thaçi - ORL

Këshillat e mjekut Kosovar për problemi i bajameve dhe operimi

Problemet me bajame janë të shpeshta në mesin e njerëzve por atakojnë më shumë moshat e reja kryesisht fëmijët.

Sipas mjekut Hajdin Thaçi, otorinolaringolog bajamet janë ind limfatik me rol të madh mbrojtës për organizmin.

“Bajamet janë ind limfatik i lokalizuar në kavitetin oral pjesërisht në pjesën e nazofaringut vetë lokalizimi i tyre tregon për rolin e tyre, indi limfoid që i quajmë ose unaza e Valderit lokalizimin e ka në pjesën e gojës në raport të afërt me vrimat e pasme të hundës. Aty është një pjesë ku është e vendosur bajamja e tretë e cila është në kontakt anësorë me hymjet në gypin që quhet tubi i Ustahit që e dërgon ajrin në veshin e mesëm. Problemet si hipertrofia, rritja infeksioni pezmatimi i bajames së tretë po edhe bajameve në kavitetin oral shumë herë japin problemet në organet afër duke shkaktuar pezmatimet e hundës, veshëve, si dhe pezmatimet e grykës që quhen angina. Sa i përket bajameve themi se është patologjia më e shpeshtë e moshës pediatrike dhe kryesisht hasin mjekët familjarë dhe pediatër të cilët nëse nuk mund ti trajtojnë si duhet i dërgojnë te mjeku ORL“, tregon otorinolaringolog Thaçi për KALLXO.com.

Sipas doktorit problemi i bajameve mund të trajtohet me terapi apo me intervenim kirurgjik dhe kjo duhet të vendoset në bashkëpunim me mjekun pediatër dhe atë otorinolaringolog.

“Duke e pas parasysh llojin histologjik se çka janë bajamet kuptohet se janë të parat që vijnë në kontakt me faktorin dëmtues qoftë viral mikotik. Prandaj si të tilla këto reagojnë me rritjen e tyre dhe rritja e tyre shoqërohet me dëmtimet e tyre duke u shndërruar indi normal limfatik në ind lidhor jofunksional që mund të shërbej si depo e infeksioneve. Prandaj detyra e mjekut ORL është me përcaktu se cilat janë bajamet e shëndosha e cilat të sëmura. Komplikimet mund të jenë në afërsi pra brenda në bajame që duhen abses tonzilar, të qafës, infeksionet e nyjeve të muskujve të veshkave dhe dëmtim të valvulave të zemrës që mund të vijnë si pasojë e bajameve të sëmura të patrajtuara”, tregon doktor Thaçi.

Doktori thotë se fëmijët prindërit e të cilëve kanë pasur probleme me bajame janë më të afektuar për të pasur probleme, por që jo domosdoshmërisht kjo mund të ndodhë.

“Çështja e rritjes së indit limfatik ndërlidhet shumë edhe me procesin e trashëgimisë, prandaj nëse familjarët, prindërit kanë pasur probleme me bajame nuk do të thotë se edhe fëmija nuk do të ketë probleme kjo bartë edhe një dozë trashëgimie”,  tha ai.

Doktor Thaçi këshillon që vendimi për operim të ju lihet në dorë profesionistëve pasi që atëherë kur është e nevojshme të operohet fëmija ata do të marrin masat e nevojshme.

“Këshilla ime do të ishte si mjek me përvojë veprimi për t`u përcaktuar për operacion ose jo duhet besuar pediatrit bashkë me mjekun ORL, ne në Klinikën që unë e udhëheqë kemi formuar ekipë-grupe të mjekëve që punojmë çdo të mërkurë për pacientët që marrin indikacion nga mjeku pediatër apo ORL për të bërë një kirurgji të bajameve, të gjithë ata kalojnë edhe në një grup të ekspertëve të tjerëve. Nuk mjafton që kam thënë vetëm unë ajo do të forcohet edhe me profesionalizmin e tre mjekëve të tjerë, përndryshe nëse nuk gjenden argumente të mjaftueshme ne nuk e ndërmarrim atë kirurgji”, tregoi otorinolaringologu Thaçi.