Drejtori i ORL-së përfshihet në rrahje

Një incident në Klinë ka përfunduar me përleshje me gurë mes disa personave.

Rasti dyshohet të këtë ndodhur për shkak të një mosmarrëveshje verbale, ndërsa të dëmtuarit kanë pësuar lëndime trupore.

Lajmin për KALLXO.com e ka konfirmuar prokurorja e rastit, Lumturije Vuçetaj.

“Rasti është duke u hetuar dhe është ndaluar një person si i dyshuar për 48 orë”, tha Vuçetaj.

KALLXO.com mëson se në incident ka qenë i përfshirë drejtori i klinikës së ORL-së në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), Hajdin Thaçi, ndërsa djali i të njëjtit është ndaluar nga prokuroria.

Thaçi në një bisedë për KALLXO.com dha detaje lidhur me rastin.

“Rasti ka ndodhur pa ndonjë arsye, punë fëmijëve, një fëmijë i vogël ka dalë me biçikletë, pastaj disa persona kanë marrë biçikletën, e fëmija ka ardhur duke qajtur në shtëpi, djali im ka dalë e ata pastaj e kanë sulmuar”, tha ai.

Por Thaçi tha se i ka ndarë personat e përfshirë në incident, duke mohuar se i ka shkaktuar lëndime dikujt.