Juventus shpreh interes për Kieran Trippierin e Tottenhamit

Juventus gjatë afatit kalimtar të verës mund ta lejojë largimin e Jao Cancelos, pasi portugezi nuk ka treguar atë që pritej nga ai në Torino, në sezonin e kaluar.

Sipas “Sky Sport”, Bianconerët kanë shprehur interesim për mbrojtësin e krahut të djathtë Kieran Trippier.

28 vjeçari anglez më herët është lidhur për një transferim të mundshëm te skuadra e Napolit, por duket se me interesimin e Juventusit mund t’ia ndryshojnë mendjen.

Anglezi ka bërë të ditur se dëshiron të largohet nga Tottenhami gjatë verës.