Trippier nuk transferohet te Napoli e Juventusi, por në Spanjë

Juventus dhe Napoli nuk do të nënshkruajnë me mbrojtësin e krahut të djathtë Kieran Trippier.

Fillimisht u përfol se Napoli kishte arritur marrëveshje përsonale me anglezin, më vonë doli në skenë edhe Juventusi, por siç duket të skuadrat italiane do të mbesin pa shërbimet e Trippierit.

Sipas “The Telegraph” dhe “Evening Standard”, tashmë e ardhmja e Trippierit është drejtë Spanjës.

Trippier pritet që brenda kësaj jave të bëhet lojtari më i ri i Atletico Madridit.

Spanjollët do të pagujanë 27 milionë euro për të.

Arsyeja që Napoli dhe Juventus kanë hequr dorë nga Trippieri është se Giovanni Di Lorenzo u transferua te napolitanët nga Empoli, ndërsa Joao Cancelo do të mbetet te bianconerët.

Kujtojmë se vet Trippier kishte bërë të ditur se do të largohet nga Tottenhami në afatin kalimtar të verës.