Ja kur do të luhet finalja Tottenham- Liverpool

Tottenham dhe Liverpool janë dy finalistët e Ligës së Kampionëve.

Finalja do të luhet me 1 qershor në Madrid, në stadiumin e Atletico Madridit “Wanda Metropolitano”.

Liverpool mbrëmë bëri një rikthim sensacional duke e mposhtur Barcelonën me rezultat 4-0, pasi në ndeshjen e parë kishte humbur në “Camp Nou” me rezultat 3-0.

Ndeshja e mbrëmshme ndërmjet Liverpoolit dhe Barcelonës u konsiderua si njëra prej ndeshjeve më të mira në këtë edicion të Ligës së Kampionëve.

Mirëpo, e mërkura kishte rezervuar edhe një ndeshje tjetër të çmendur në Ligën e Kampionëve.

Ajaxi ishte duke udhëhequr me rezultat 2-0, në pjesën e parë, kur të gjithë menduan se holandezët do të ishin finalist, ashtu nuk mendoi skuadra e Tottenhamit.

Tottenham në krye me Lucas Mourën arriti ta rikthej rezultatin duke e mposhtur Ajaxin 3-2, dhe duke u kualifikuar për herë të parë në finale të Ligës së Kampionëve.