Foto: Guinness World Record/CNN

Familja 12 anëtarëshe hyn në librin Guinness

Një familje me 12 motra dhe vëllezër theu rekordin botëror Guinness për moshën më të madhe totale të kombinuar, me më të madhin anëtar 97 vjeçar dhe më të voglin 75.

Familja D’Cruz ka një moshë të kombinuar prej 1,042 vjet e 315 ditë dhe rekordi i tyre u konfirmua më 15 dhjetor nga Guinness, raporton CNN.

Emrat dhe datat e tyre të lindjes janë si më poshtë: Doreen (3 shtator 1923), Patrick (30 shtator 1925), Genevieve (4 korrik 1927), Joyce (2 mars 1929), Ronnie (24 gusht 1930), Beryl (26 gusht 1932), Joe (1 qershor 1934), Francesca (17 shtator 1936), Althea (27 korrik 1938), Tereza (9 qershor 1940), Rosemarie (30 mars 1943) dhe Eugjenia ( 24 tetor 1945).

Vëllezërit dhe motrat kanë lindur nga të njëjtët prindër në Pakistan dhe tani jetojnë në të gjithë botën, duke përfshirë Kanadanë, Londrën, Zvicrën dhe ShBA-në.

“Megjithëse ata nuk jetojnë në të njëjtin vend, D’Cruz thotë se ata janë një familje e ngushtë që llogarisin rekordin botëror Guinness si një nga pikat kryesore të jetës së tyre”, thuhej në njoftim.