Alkent Pozhegu. Foto: KALLXO.com.

Alkent Pozhegu, krijuesi i mozaikëve me drithëra dhe fara

Krijuesi gjakovar Alkent Pozhegu po mahnit publikun me mozaikët e tij me portrete e peizazhe të ndryshme. Për dallim nga kolegët të tij pamorë, Pozhegu, vepra e tija i krijon pa përdorur penel dhe ngjyra. 

Drithërat dhe fara e ndryshme janë materialet që po përdorë për realizimin e veprave. Duke e bërë atë krijuesin më të veçantë të artit pamorë në vend, por dhe gjetiu. 

Fal kësaj dhuntie së ai, ai tashmë numëron tri rekorde të “Guinness”-it. 

Portreti i Rita Orës, ai i Donald Trampit, Skënderbeut apo kryetarit ukrainas, Zelenskit, janë punuar duke kombinuar kokrra drithërash e fara me ngjyra natyrale. Shumë prej mozaikëve me portretet gjigande të personaliteve shqiptare dhe të huaja janë punuar në hapësira të ndryshme publike, në Kosovë, Shqipëri Maqedoni e Belgjikë.  

Një ekspozitë me disa prej krijimeve të Pozhegu është hapur në Modelariumin e Muzeut Kombëtar të Kosovës. 

Pamje nga punimet e Alkent Pozhegut. Foto: KALLXO.com.

Krijimet me drithëra 

Në një bisedë për KALLXO.com, Pozhegu thotë ideja për punimin e veprave të artit me drithëra e fara i ka ardhur krejt rastësisht. Më herët ai kishte synuar “Guinness”-in në arti e pemëve. Por, atë rekord e arriti me punime me drithëra e fara. 

“Ideja për të punuar ishte e momentit, nuk e mendoja që përmes farave e kokrrave të synojë ‘Guinness’-in. Isha në treg dhe ma ka zënë syri kallamoqin (misrin), në moment më erdhi ideja për të punuar një mozaik dhe të tentoja rekordin e ‘Guiness-it’”, thotë Pozhegu. 

Ai thotë se llojet e ndryshme kokrrave të misrit, grurit, orizit e farat e lulediellit e thjerrëzat e supave më ngjyra natyrale i japin mundësi për realizmin mozaikëve të shumtë. 

“Ngjyra e kokrrave ose farave është natyrale, ato nuk ngjyrosen”, ka thënë Pozhegu.  

Pamje nga punimet e Alkent Pozhegut. Foto: KALLXO.com.

Mbajtësi i tri rekordeve “Guinness” 

Pozhegu, tashmë mban tri rekorde të “Guinness”-it, për realizmin e veprave me drithëra e fara. 

Së pari, në 2014 ai vendosi rekordin botëror “Guinness” për veprën më të madhe të punuar me kokrra drithërash për Messin dhe Ronaldon, me simbolet e klubeve Real Madrid dhe Barcelona.  

“Vepra e parë që kanë arritur ‘Guinness’-in është për Mesin dhe Ronaldo, më pas portretin e Rita Orës dhe Donald Trampit. Këto janë të realizuar vetëm me kokrra gruri, misri, fasule apo fara luledielli”, ka thënë ai.  

Për realizimin e një vepre, atij i merr deri në tre muaj. 

“P.sh, skulptura e fluturës më ka marrë tre muaj, që e kam punua gjatë kohës së pandemisë. Në njërën anë është kokë e hyjneshës me maskë, ndërsa në anën tjetër fora e fluturës, me më shumë ngjyra”, ka thënë ai 

Edhe për këtë skulpturë Pozhegu ka përdorur disa lloje kokrrash.  

Pozhegu thotë se puna e tij po tërheqë vëmendje e publikut vendas dhe i huaj. Andaj, pavarësisht vështirësive dhe mos mbështetje institucionale, do të vazhdojë krijimin e veprave me kokrra e fara. 

Pamje nga punimet e Alkent Pozhegut. Foto: KALLXO.com.

 

Pamje nga punimet e Alkent Pozhegut. Foto: KALLXO.com.
Pamje nga punimet e Alkent Pozhegut. Foto: KALLXO.com.

 

Pamje nga punimet e Alkent Pozhegut. Foto: KALLXO.com.