Declan Rice bën kërkesë në FIFA ta ndërrojë kombëtaren, dëshiron të luajë për Anglinë

Mesfushori devanziv i West Ham, Declan Rice, edhe zyrtarisht ka dërguar një kërkesë me shkrim në zyret e FIFA-s, pasi dëshiron ta ndërrojë kombëtaren.

Rice është 20 vjeçar dhe deri më tani i ka bërë 3 paraqitje për Republikën e Irlandës, por ai dëshiron që të ardhmen të luajë për Anglinë.

Mediat angleze sot kanë njoftuar se edhe zyrtarisht Rice ka dërguar kërkesë në FIFA, që të ndërrojë kombëtare.

Vendi i lindjes së Rice është në Londër të Anglisë, por ai vjen nga Irlanda.

Mesfushori irlandezo- anglez, në këtë sezon në Premierligë i ka luajtur 23 ndeshje dhe ka shënuar një gol.