Ilustrim

Coronavirusi, një qen futet në karantinë në Hong Kong

Në Hong Kong një qen është vendosur në karantinë pasi ka rezultuar pozitiv në testet për coronavirus, shkruan CNN.

Qeni u dorëzua në Departamentin e Bujqësisë, Peshkimit dhe Konservimit në Hong Kong pasi pronari i tij u infektua me coronavirus.

Autoritetet thane se po hulumtojnë të kuptojnë se prej nga u infektua qeni.

Sipas OBSh-së, aktualisht nuk ka prova se kafshët shtëpiake mund të infektohen me virusin COVID-19 ose se ato mund të jenë një burim infeksioni për njerëzit.

Web-faqja e Qendrës Amerikane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve tha se nuk ka asnjë arsye të mendosh që ndonjë kafshë përfshirë, edhe ato shtëpiake në Shtetet e Bashkuara mund të jetë një burim infeksioni me coronavirus.