Cavani refuzon rikthimin te Napoli

Sulmuesi i Paris Saint-Germain, Edison Cavani, i ka shuar ëndrrat e tifozëve napolitanë për një rikthim të mundshëm te skuadra italiane.

Edison Cavani e kishte lënë Napolin para gjashtë viteve për t’u transferuar te Paris Saint-Germain, dhe që atëherë sulmuesi uruguaian është njëri prej lojtarëve kryesor të francezëve.

Ai ka thënë për “L’Equipe” se është rehat në Paris Saint – Germain, dhe do ta përfundojë kontratën te ky ekip, i cili pas përfundimit të kontratës do të jetë 33 vjeçar.

“Tani për tani, unë do të luaj deri në përfundimin e kontratës, ndoshta edhe fundi i karrierës sime”, ka thënë Cavani.