Sulmuesi i Manchester United mund t'i bashkohet Barcelonës

Futbollisti i Manchester United, Edison Cavani pritet që në përfundim të kontratës së tij  që i skadon në verën e vitit 2022, t’i bashkohet Barcelonës si lojtar i lirë.

Lajmi është bërë i ditur përmes mediumit fichajes.com.

34 vjeçari nuk po gjen hapësirë në Manchester United, prandaj po e sheh si opsion të mundshëm kalimin te blaugranët.

Ky është sezoni i dytë i Cavanit te Manchester Unitedi.

Gjatë këtij sezoni, Cavani ka arritur që të zhvillojë vetëm pesë ndeshje dhe ka arritur që t’i realizoj vetëm një gol.

Ndërsa në sezonin e parë ai arriti që të zhvillojë 26 ndeshje dhe të shënoj 10 gola.

Mbetet të shihet nëse United do t’i ofrojë kontratë të re apo do ta lërë të lirë sulmuesin e Urugait.