Ballkani kërkon rikthimin tek fitoret ndaj Gjilanit (Foto)

Ballkanin do ta pret një ndeshje e vështirë në kuadër të xhiros së 16-të, në Ipko Superligën e Kosovës, pasi do të luaj  ndaj Gjilanit.

Ndeshja zhvillohet të shtunën me fillim prej orës 13:30.

Ballkani nuk i ka punët mirë pas 15 xhirove, pasi ka grumbulluar vetëm 18 pikë, dhe gjendet në zonën e barazhit.

Ndërsa Gjilani në pozitën e katërt me 24 pikë.

Këtë ndeshje fitorja më e rëndësishme është për Ballkanin, pasi në rast të fitores do t’i iknin zonës së barazhit.