Ballkani e mposhti Gjilanin dhe largohet nga zona e barazhit (Foto)

Ballkani ka shënuar një fitore të thellë ndaj Gjilanit me rezultat prej 4-1, në kuadër të xhiros së 16-të në Ipko Superligën e Kosovës.

Të parët kaluan në epërsi mysafirët me autogolin e Elbasan Gashit në minutën e 21’.

Vendasit e barazuan rezultatin në fundin e pjesës së parë me Durim Gashin.

Golin e epërsisë e shënoi Blendi Baftiu në minutën e 49’.

Në minutën e 79’, Ballkani e shënoi edhe golin e tretë dhe të qetësisë me anë të Arbër Patokut.

Golin e katërt e shënoi Leutrim Gashi në minutën e 88’.

Pas kësaj fitore Ballkani ikën nga zona e barazhit ku tani ka 21 pikë.

Ndërsa Gjilani mbetet në pozitën e katërt me 24 pikë.

Ip