Anoreksia vjen nga trupi dhe mendja

Origjina e çrregullimit të ushqyerjes e njohur si anoreksia janë në mendjen dhe trupin e njeriut thotë një studim i fundit, raporton BBC.

Mjekët në King’s College në Londër  erdhën në përfundim se ka ndryshime në ADN-në e disa njerëzve, duke ndryshuar kështu edhe mënyrën se si përpunojnë yndyrnat dhe sheqernat .

Anoreksia është një ç’rregullim i të ngrënit që i bënë njerëzit të humbin peshë në vazhdimësi ndonjëherë e shoqëruar edhe me ushtrime të tepërta.

Njerëzit me anoreksi shumë shpesh kanë një imazh të shtrembëruar të vetes dhe mund të ndjejnë se kanë shtuar peshë edhe nëse janë nënpeshë të rrezikshme, raporton BBC.

“Ka më shumë gjasa që të prekë vajzat reja, por mund të ndikojë në cilindo njeri nga çdo moshë ose gjini.Në afat të gjatë, anoreksia mund të dëmtojë muskujt, kockat, zemrën, pjellorinë dhe mund të jetë fatale” thuhet në artikullin e BBC.

Sipas BBC ekspertët thonë se anoreksia mund të trajtohet dhe njerëzit mund të bëjnë një rikthim të plotë në jetën e tyre .

Laura Shah, 23 vjeç, nga Suffolk, u diagnostikua me anoreksi kur ishte 15 vjeç  dhe filloj trajtimin.

Ajo ushtronte aq shumë si një mekanizëm mbrojtës ndaj vetvetës dhe kjo e nxori komplet jashtë kontrollit. Ajo tha se sëmundja kishte pasur një ndikim të tmerrshëm në familjen e saj.

Nëna e saj ishte dashur të linte punën e saj për të qenë kujdestari i saj edhe pse ajo po bën shumë më mirë tani anoreksia vazhdon të mbetet një sfidë.

Studiuesit kërkuan 16 mijë e 992 njerëz me anoreksi dhe 55 mijë e 525 njerëz pa sëmundje, nga 17 vende të botës. Ata analizuan AND-në e tyre dhe i krahasuan të gjeturat,te pacientët me anoreksi kishin gjetur se mutacione në AND ishin më të zakonshme.

Studimi, i botuar në Nature Genetics, gjeti disa mutacione të paraqitura  dhe çrregullime psikiatrike si ai obsesiv-kompulsiv, ankthi dhe skizofrenia.

.”Ka diçka në ato sisteme që ka shkuar keq”, tha për BBC Neës Prof Janet Treasure, nga Instituti i Psikiatrisë në King’s College në Londër.

https://www.bbc.com/news/health-48989359