85 vjet nga fluturimi i parë i bërë vetëm rreth botës

Aviatori amerikan, Wiley Post më 22 korrik të vitit 1933, përmbushi fluturimin e parë vetëm rreth botës.

Fluturimi në avionin me një motor mbuloi një itinerar prej 25 mijë kilometrash dhe zgjati 7 ditë, 18 orë dhe 45 minuta.

Historiani i aeronautikës, Robert van der Linden ka thënë se gjatësia e fluturimit të Post-it nuk ishte e vetmja arritje.

“Më e rëndësishmja, të paktën e parë nga këndvështrimi ynë, ishte aftësia e tij për të përdorur aparaturat në avion, veçanërisht, drejtuesin automatik, si dhe pajisjen radiofonike për orientim, e cila e ndihmonte shumë në drejtimin e avionit. Pa dyshim, përdorimi i drejtuesit automatik ia lehtësonte së tepërmi punën gjatë fluturimit”.

Wiley Post ishte vrarë në një aksident ajror në Alaskë në vitin 1935.

Në këtë aksident kishte vdekur edhe miku i tij, humoristi amerikan, Will Rogers. /21Media