Protesta e Zjarrfikesve

Mënyra e veçantë e protestës së zjarrfikësve (VIDEO)

Mënyra e veçantë e protestës së zjarrfikësve para ndërtesës së Qeverisë. Ata me helmetat e tyre kanë filluar të trokasin tokën, duke shkaktuar zhurmë.

Në video shihet se si pothuajse të gjithë zjarrfikësit protestues përnjëherësh trokasin në dyshemenë e sheshti “Skënderbeu” para ndërtesës së Qeverisë.

Ndryshe zjarrfikësit përmes protestave po kërkojnë rregullimin e statusit juridik, definimin e kompetencave menaxhuese, shqyrtimin e ligjit të pagave, t`u sigurohet vijë buxhetore, t`u përmirësohen kushtet e punës, të kenë rroba mbrojtëse, pajisje të sigurta për punë.