Qendra Korrektuese e Lipjanit - Foto: KALLXO.com

Të burgosurit djegin dy dhoma të vetmisë në burgun e Lipjanit

Dy dhoma të vetmisë në Qendrën Korrektuesn në Lipjan janë përfshirë nga zjarri mbrëmjen e djeshme.

Kjo është raportuar nga zyrtarët korrektues të qendrës.

Pas intervenimit të oficerëve korrektues zjarri është shuar me dëme të vogla materiale.

Lidhur me rastin janë intervistuar nga policia dy të dyshuar të burgosur, të cilët kanë pranuar se e kanë shkaktuar veprën, si dhe është njoftuar prokurori.