Foto: Ilustrim

Ia ngacmoi motrën, i vëllai e bën për spital

Një person është arrestuar dhe është dërguar në mbajtje në Pejë, nën dyshimet se  e ka rrahur një person tjetër pasi që ia kishte ngacmuar seksualisht motrën.

Rasti ka ndodhur dje brenda një objekti të një shkolle fillore në qytetin e Pejës.

“Motiv i rasti dyshohet të jetë pasi viktima e rastit  e kishte ngacmuar seksualisht motrën e të dyshuarit nxënës e shkollës. Viktima si pasoj e sulmit ka pranuar tretman mjekësor, kurse i dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e Policisë së Kosovës.