Ilustrim

Hetimet e IPK: Suspendohet major Kristë Gjoka dhe 5 policë

Gjashtë zyrtarë policorë janë suspenduar në rajonin e Gjakovës me rekomandim të Inspektoratit Policor.

Burime të KALLXO.com tregojnë se ndër të suspenduarit është edhe Komandanti i Stacionit në Gjakovë, Kristë Gjokaj. Ai deri më tani nuk i është përgjigjur kërkesës për koment lidhur me këtë suspendim.

KALLXO.com merr vesh se ndër të suspenduarit tjerë janë kapiteni B.P, rreshteri G.B, policët M.U, A.I dhe Sh.L

Arsyeja e suspendimit, sipas burimeve, janë dyshimet se të njëjtit kanë ushtruar dhunë kundër një të dyshuari për grabitje vitin e kaluar.