Fushë Kosovë, arrestohet pasi sulmoi fizikisht një grua

Një grua ka pësuar lëndim të lehtë trupor, pasi që është sulmuar fizikisht nga një burrë.

Policia e Kosovës bën të ditur se rasti ka ndodhur dje në Fushë Kosovë, rreth orës 08:45.

Ndërkaq, i dyshuari është arrestuar nga ana e policisë.

“Viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari pas intervistimit, me vendim të prokurorit dërgohet në mbajtje”, thuhet në raportin policor.