
Zyrtari policor i dyshuar për fajde e bixhoz punon në Drejtorinë e Trafikut në Prizren
Një zyrtar policor po konsiderohet si njëri nga të dyshuarit kryesor për fajde, detyrim e bixhoz në Prizren.
I njëjti, siç mëson KALLXO.com, punon në Drejtorinë Rajonale të Trafikut në Prizren.
Inspektorati Policor i Kosovës si dhe Njësia Speciale, Njësia e Qenve, dhe Drejtoria e Krimeve Ekonomike e Policisë nën urdhrat e Prokurorisë së Prizrenit janë duke kryer bastisje në më shumë se 10 lokacione te ndryshme për disa vepra penale.
Personat e dyshuar, disa prej tyre tashmë të arrestuar, po dyshohen për fajde, detyrim dhe skema piramidale.
Prova të shumta tashmë kanë arritur që të sigurohem nga ekipet e shpërndara në terren, të cilat janë duke kryer bastisje dhe kontrolle në shtëpi e lokale të ndryshme.
Aksioni ka nisur në orët e mbrëmjes.
KALLXO.com raportoi për këtë aksion.
Aksion i gjerë në disa lokacione në Kosovë kundër fajdeve dhe detyrimit, i dyshuar edhe një polic