Flamuri i Izraelit, Foto: Eduardo Castro

Zyrtarë izraelitë dhe palestinezë takohen mes tensioneve në rritje

Zyrtarë të lartë izraelitë dhe palestinezë pritet të takohen sot në Jordani, në përpjekje për të ulur tensionet ndërsa afron muaji i shenjtë i Ramazanit.

Izraeli konfirmoi se në takim do të marrë pjesë këshilltari për sigurinë kombëtare i kryeministrit ndërsa pala palestineze do të përfaqësohet nga kreu i shërbimeve inteligjente palestineze dhe këshilltarë të Presidentit Mahmoud Abbas.

Prania e zyrtarëve më të lartë në takim, si edhe delegacioneve nga Egjipti, Jordania dhe Kombet e Bashkuara vënë në dukje krizën e rëndë.

Po ashtu, takimi i nivelit të lartë ndodh në një kohë kur tensionet mes palëve janë rritur, pasi palestinezët ndërprenë bashkëpunimin në fushën e sigurisë me Izraelin.

Zyra e Abbas tha se palestinezët do të nënvizojnë nevojën që Izraeli të ndërpresë çdo veprim të njëanshëm. Nga ana tjetër, një zyrtar izraelit tha se takimi zhvillohet me kërkesë të Shteteve të Bashkuara dhe synon uljen e tensioneve ndërsa në mars nis muaji i Ramazanit./VOA