Zonat e Prishtinës që do mbesin nesër pa ujë si shkak i punimeve në gypin e Badovcit

Ujësjellësi “Prishtina”  ka njoftuar se gjatë ditës së nesërme disa lagje dhe zona të komunës së Prishtinës do mbeten pa ujë si shkak i punimeve teknike që do fillojnë në orët e hershme të mëngjesit.

“Gjatë ditës së nesërme, 14 qershor, e diel do të ketë intervenim në gypin e ujit nga çeliku me diametër fi 600mm, që vjen nga Badovci në rezervuarin e Mirditës, intervenimi në riparimin e tij është i domosdoshëm për një funksionim të mirëfilltë dhe do fillojë në orët e hershme të mëngjesit,” thuhet në komunikatë.

Sipas njoftimit të kompanisë nga ora 04:00 deri në orën 10:00 pa ujë mbesin: Graçanica, Prishtina në këto zona (Zona Qendër e lagjes Bregu i Diellit, pikat e larta furnizuese të lagjes Mati 1 në tërësi.

Ndërsa nga ora 04:00 deri në orën 17:00 pa ujë mbesin: Hajvalia, Çagllavica dhe Miradia.

Kru “Prishtina”  ka thënë se riparimi i këtij gypi është i domosdoshëm.