Logo e NP KRU" Prishtina"

Avni Kastrati emërohet sekretar në Ujësjellësin 'Prishtina'

Avni Kastrati është emëruar në pozitën e sekretarit të ndërmarrjes rajonale të Ujësjellësit “Prishtina”.

Përmes një vendimi të datës 12 nëntor bëhet e ditur se Kastrati është zgjedhur në këtë pozitë sipas konkursit të datës 30.09.2022 ku prej 30 pikëve maksimale, është vlerësuar me 21 pikë si kandidati më i suksesshëm për këtë pozitë.

Në garën për sekretar në KRU “Prishtina” kanë qenë katër kanditatë: Avni Kastrati, Erza Tullumi, Redife Fazliu dhe Florim Morina.

Në vendim potencohet se kandidatët e pakënaqur me këtë vendim mund të ushtrojnë ankesë në KRU “Prishtina” në afat prej 8 ditësh nga dita e pranimit të këtij vendimi.

Zëdhënësja e Ujësjellësit, Arjeta Mjeku për Kallxo.com bëri të ditur se Avni Kastrati më herët ka qenë ushtrues detyre dhe paraprakisht menaxher i departamentit ligjor në këtë konpani.

“Më herët ka qenë ushtrues detyre dhe paraprakisht Menaxher i Departamentit Ligjor. Ka përvojë në fushën ligjore mbi 10 vjet , me përgatitje Provim të Jurisprudencës”- ka bërë të ditur Mjeku.